Arsenali i Xhakës vazhdon me fitore në Premierligë, Crystal Palace “viktima” e radhës

Arsenali i Xhakës vazhdon me fitore në Premierligë, Crystal Palace “viktima” e radhës

Arsenali ka arkëtuar pikët e plota edhe në takimin kundër Crystal Palaces, e vlefshme për xhiron e 28-të kampionale në elitën e futbollit anglez.

“Topçinjtë” festuan 4:1 ndaj Crystal Palaces në stadiumin “Emirates” në Londër.

Baraspesha në rezultat zgjati deri në minutën e 28-të kur Martinelli i dha epërsinë Arsenalit.

Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë Saka shënoi golin e qetësisë për ekipin e Artetas.

Minuta e 55-të ishte e “rezervuar” për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka i cili shënoi golin e tretë dhe për të konfirmuar se po kalon formë të mirë.

Mysafirët u kundërpërgjigjën me golin e vetëm të konkretizuar në minutën e 63-të.

Bukayo Saka shënoi golin e dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për Arsenalin në minutën e 74-të.

Arsenali me këtë fitore vazhdon lidershipin në Premierligë me 69 pikë, tetë pikë më shumë se Manchester City që ka një takim më pak të luajtur.

Crystal Palace zë vendin e 12-të me 27 pikë të grumbulluara gjithsej.

Related Articles