Napoli i Amir Rrahmanit edhe më afër titullit

Napoli i Amir Rrahmanit edhe më afër titullit

Napoli ka shënuar fitore të thellë ndaj Torinos, me rezultat 4-0, në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Victor Osimhen, në minutën e 9’. Goli i dytë u shënua nga lojtari më në formë Khvicha Kvaratskhelia, në minutën e 35’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Osimhen shënoi edhe njëherë në minutën e 51’. Tanguy Ndombele me një gol në minutën e 68’ vulosi fitoren e Napolit.

Napoli pas fitores mbetet në vendin e parë me 71 pikë, pas 27 ndeshjeve. Ndërsa Torino renditet në pozitën e 11-të me 37 sosh.

Related Articles