Arsenali ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier, duke triumfuar 5-1.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me anë të Gabriel Jesus, ndërsa Gabriel Maghalaes ishte asistuesi.
Por, pesë minuta më vonë, The Eagles i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Ismaila Sarr.
Mirëpo, Jesus ishte sërish vendimtar, duke ia kthyer epërsinë Arsenalit në minutën e 14-të, kur u asistua prej Thomas Partyet.
Kai Havertz u shtua në listën e realizatorëve, kur shënoi një gol të lehtë në minutën e 38-të.
Gabriel Martinelli (60’) realizoi për 4-1, ndërsa Declan Rice ishte në rolin e asistuesi.
Mesfushori anglez kaloi nga asistues në golashënues në minutën e 84-të, për ta vulosur fitoren e Topçinjve.
Arsenali mbetet në vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të takohet me Ipswich Town.