West Ham ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj Arsenalit me rezultat 3-1 në 1/8 e Carabao Cup për të kaluar në çerekfinale.
Ndeshja nisi keq për të besuarit e Mikel Artetës, pasi shënuan autogol me Ben Wihte në minutën e 16-të, duke bërë që West Ham të kalojë në epërsi prej 1-0.
Edhe më të filluar pjesa e dytë, çekanët shtuan epërsinë, me Mohammed Kudus që shënoi për 2-0 në minutën e 50-të.
Krejt çfarë bëri Arsenali, ishte një gol në kohën shtesë me Martin Odegaard.
Pas dhjetë minutash Jarrod Bowen shtoi epërsinë për 3-0.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe West Ham kaloi në çerekfinale.