Udhëheqësit e ekipit të Drenicës kanë emëruar Arsim Thaçin si trajner të ri, pas shkarkimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, pasi ky i fundit i hyri garës në politikë.
Në njoftimin e klubit thuhet se Arsim Thaçi zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës.
“Thaçi ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, dhe pervoja e tij besojmë që do të sherbejë që klubi të arrij objektivin, rikthimin në Superligë. Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe prezantimin zyrtar të trajnerit. Mirësevjen Arsim Thaçi! Forca Drenica”, thuhet në komunikatën e FC Drenica. /Gazeta Enigma