“Arsimi cilësor është i domosdoshëm”

“Arsimi cilësor është i domosdoshëm”

Alban Hyseni, kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, të enjten, ka vizituar shkollën “Hello”, për tu njoftuar nga afër, me kushtet e punës të kësaj shkolle.

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Gjilan, nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se kjo parti me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Alban Hyseni, janë zotuar se do të punojnë që të gjithë nxënësit të kenë mundësi për shkollim cilësor.

Komunikata e plotë:

Sot, vizituam shkollën “Hello” ku u njoftuam me kushtet e punës dhe cilësinë e kësaj shkolle.
Duke u nisur nga parimi se e drejta për arsimim është e drejtë e të gjithëve dhe jo privilegj i disave, u zotuam se do të punojmë në vazhdimësi që të gjithë nxënësit të kenë mundësi për shkollim cilësor dhe gjithashtu do të angazhohemi për tu ofruar kushte më të mira për të gjithë mësimdhënësit.

#përtëgjithashtresat

www.albanhyseni.com

Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan

Hapësirë e sponsorizuar

Related Articles