Në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mbahet mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.
Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës po merr pjesë në diskutimet e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, por gjatë zhvillimit të punimeve do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draft raporte, përfshirë edhe për Kosovën.
Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar. Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës, për avancim të statusit.
Kjo është agjenda për sot
1. Qëndrimi në zhvillim i mbrojtjes ajrore dhe raketave të NATO-s nga Utku CAKIROZER (Turkiye),
2. Lufta e Rusisë dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën nga Rick LARSEN (Shtetet e Bashkuara),
3 Ballkani Perëndimor: Sfida të Përtëritura të Sigurisë në pragun e NATO-s nga Lord Mark LANCASTER (Mbretëria e Bashkuar).