Rruga që të çon kah Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ajo me emrin “Fehmi Lladrovci”, shkatërrohet me lehtësinë më të madhe pas çdo riparimi që i bëhet. Kjo ngase përveç makinave, autobusëve e kalimtarëve, ky asfalt është shndërruar në vatër të automjeteve me pesha të rënda.
Vozitësit me vështirësi kalojnë nga një korsi në tjetrën sepse rrezikojnë që nga prishja e rrugës, t’u prishen makinat.
Partitë të cilat kanë udhëhequr me Prishtinën vazhdimisht e kanë riparuar këtë rrugë. Edhe administrata e Përparim Ramës ka bërë një ndërhyrje të vogël, e cila teknikisht quhet gërryerje e rrugës në mënyrë që të bëhet nivelizimi.
Numri i vozitësve që e përshkojnë këtë rrugë është i madh.
E përbashkëta e qytetarëve të cilët folën për Kiksin gjatë kohës që ishin duke pritur në kolonë, është humbja e durimit me situatën e krijuar dhe arsyet e prishjes së rrugës.
Eksperti i komunikacionit, Liridon Shahini, jep disa arsye pse kjo praktikë e lëvizjes do të duhej të ndalohej.
Ndonëse ka ligj që e ndalon hyrjen në qendër, eksperti vë në pah lejen e cila jepet për ndërtim, bashkë me të cilën shkon edhe leja për qarkullimin e automjeteve të cilat janë të domosdoshme për atë pjesë ndërtimi.
Shahini thotë se rrugët në Prishtinë nuk kanë hapësira të mjaftueshme për kamionët, sidomos ata të formatit deri 16 metra dhe 25 tonë.
Deformimi i rrugëve në këto pjesë të qytetit, rrezikon të shkaktojë edhe aksidente trafiku.