Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2648 testime nga të cilat 11 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rënie krahasuar me një ditë më parë kur ishin 18 raste.
Ndërkohë, pozitivë është fakti se aktualisht në vendin tonë janë vetëm 189 raste aktive.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.