Asnjë pacient me COVID nuk është i shtrirë në QKUK

Asnjë pacient me COVID nuk është i shtrirë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh për gjendjen e pacientëve me COVID që po trajtohen në spital.

Në raport thuhet se asnjë pacient me COVID-19 pozitiv nuk është duke u trajtuar në QKUK, ndërkaq në spitalet e përgjithshme ka katër pacientë të konfirmuar me virus.

Sipas SHSKUK-së, në QKUK po trajtohen 29 pacientë post COVID-19, kurse në spitalet e përgjithshme janë 6 pacientë.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno-terapi, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles