Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur raportin 24 orësh për rastet e reja me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Nga raporti thuhet se nuk është regjistruar asnjë vdekje, derisa vetëm 10 raste kanë rezultuar pozitv me virus, derisa 134 janë shëruar.
IKSHPK-ja njofton se gjithsej 667 persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 80,803 janë të vaksinuar gjithsej.
Ndërsa, nga raporti bëhet e ditur se 1074 raste aktive janë gjithsej.
/Gazeta Enigma/.