Asnjë votë për shkarkimin e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Odës së Avokatëve

Asnjë votë për shkarkimin e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Odës së Avokatëve

Asnjë delegat i Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës nuk ka votuar për shkarkimin e Kryetarit, Behar Ejupi dhe Nënkryetarit, Naim Rudari, raporton Gazeta Enigma.



Kur është nxjerr propozimi  i pikës së tetë të rendit të ditës, oër shkarkimin e udhëheqësve të OAK-ut, 40 delegatë kanë votuar kundër ndërsa pesë kanë abstenuar.

Pavarësisht se nënshkrues të pikës për shkarkimin e Ejupit dhe Rudarit ishin 23 delegatë, asnjëri prej tyre nuk ka votuar për shkarkimin e dy udhëheqësve të Odës së Avokatëve.

Paraprakisht, propozuesit për shkarkimin e Ejupit dhe Rudarit kanë kërkuar që votimi të jetë i fshehur por propozimi i tyre nuk ka kaluar në Kuvendin e Odës së Avokatëve./Gazeta Enigma/

Related Articles