ATK-ja i sjellë arkës së shtetit mbi 177 milionë euro për tre muaj

ATK-ja i sjellë arkës së shtetit mbi 177 milionë euro për tre muaj

Administrata Tatimore e Kosovës i ka sjellë arkës së shtetit mbi 177 milionë euro për tre muaj.

Bile ky institucion realizoi mbi 40 milionë euro më shumë të hyra se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi deklaroi se lëvizja e TVSH-së për gastronominë, nga 8 për qind sa ishte bërë gjatë pandemisë në 16 për qind këtë fillim vit, nuk kishte ndikim në rritjen e të hyrave.

Por është sektori i bankave veprimtaria ekonomike që i ka sjellë më së shumti të holla njërit nga institucionet më të rëndësishme në mbushjen e arkës së shtetit.

Ndërkohë Murtezi bëri të ditur se është shtyrë afati i deklarimit të të ardhurave personale tatimore deri më 31 maj.

Related Articles