ATK lanson projektin ku qytetarët mund të paguajnë tatimet

ATK lanson projektin ku qytetarët mund të paguajnë tatimet

Administrata Tatimore e Kosovës ka lansuar projektin për Kreditimin e TVSH-së, i cili ka për përmirësimin e përmbushjes tatimore. Sipas planifikimeve ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët bazuar në dispozitat ligjore nuk deklarojnë saktë kreditimin e TVSH-së, njofton ATK.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka përzgjedhur të trajtoj këtë kategori të tatimpaguesve duke u nisur nga fakti se TVSH në raport me tatimet tjera është tatimi më i rëndësishëm dhe mekanizmi më me ndikim në teorinë dhe praktikën tatimore, përmes së cilit realizohet funksionimi i suksesshëm dhe i qëndrueshëm  i sistemit tatimor në vend”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Për këtë arsye, ATK u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimora të parapara me legjislacion, përndryshe do të merren masat e përcaktuara përmes këtij legjislacioni.

Related Articles