Fitore në ‘frymën e fundit’ – Atletico Madrid përmbys Milanin në shtesë!

Fitore në ‘frymën e fundit’ – Atletico Madrid përmbys Milanin në shtesë!

Atletico Madridi është rikthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Milanin në San Siro (2-1), ndërkohë që vendasit pjesën më të madhe të ndeshjes e zhvilluan me një lojtar më pak në fushë.



Rossonerët shënuan një gol të bukur përmes Rafael Leao (20′), i cili pranoi një top nga Brahim Diaz dhe reagoi për mrekulli duke dërguar topin në rrjetë.

Mirëpo, dy kartonë të verdhë të Franck Kessie në pjesën e parë, bënë që vendasit të mbetnin me një lojtar më pak fushë që nga minuta e 29-të.


(Foto: Twitter/AC Milan)

Skuadra spanjolle ishte në kërkim të golit të barazimit, porse Leao dhuroi spektakël me një goditje akrobatike që u përplas në shtyllë.

Athletico Madrid me dy gola në fund, në minutën 84′ Griezman dhe në vazhdim 90+7Suarez, i shkaktuan shok të vërtetë Milanit, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles