PSG fiton derbin e ‘sheikëve’ ndaj Cityt

PSG fiton derbin e ‘sheikëve’ ndaj Cityt

Paris Saint-Germaini e ka mposhtur (2-0) kundërshtarin kryesor në Grupin A, Manchester Cityn, duke marrë primatin në këtë grup në Ligën e Kampionëve.

Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë, kur Neymar nuk arriti ta godiste një top në zonë që shkoi drejt Idrissa Gueye dhe ky i fundit e nguliti në rrjetë.

Në vazhdim të gjysmës së parë, skuadra mysafire filloi ta kërkonte golin e barazimit dhe rrezikoi përmes Bernardo Silva dhe Raheem Sterling.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Nikoqirët u rikthyen me dy shanse të krijuara nga Kylian Mbappe, i cili vendosi të pasonte për bashkëlojtarët e që nuk u konkretizuan.

Në gjysmën e dytë, skuadra angleze bëri presion për ta barazuar rezultatin me disa tentativa për të shënuar. Por, erdhi goli që të gjithë e kishin pritur.

Derisa PSG ishte në epërsi dhe City bënte presion, reagimi i Lionel Messit ishte i mrekullueshëm, ndërsa goditja e superyllit argjentinas u ndal në rrjetë (74’).

Falë kësaj fitoreje, Paris Saint-Germaini ngritët në krye të Grupit A me katër pikë, ndërsa Manchester City mbetet në kuotën e tri pikëve.

Related Articles