Atmosferë fantastike tek “kuqezinjtë”, futbollistët kërcejnë me këngën e fundit që është bërë trend

Atmosferë fantastike tek “kuqezinjtë”, futbollistët kërcejnë me këngën e fundit që është bërë trend

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për ndeshjet miqësore të muajit mars.

Miqësoret me Kilin dhe Suedinë do jenë një test i rëndësishëm për futbollistët që të bindin trajnerin Sylvinho për të qenë pjesë e finaleve të Evropianit, shkruan Gazeta Enigma.

Atmosfera në kampin “kuqezi” duket të jetë fantastike.

Tashmë është publikuar edhe një video me këngën e fundit e cila është bërë trend në rrjetin social ‘TikTok’.

Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami janë kujdesur për të kërcyer me këtë këngë.

Kujtojmë që me 22 Mars në Parma të Italisë do zhvillohet ndeshja ndaj Kilit, kurse me 25 Mars në Stokholm kundër Suedisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles