Australia kualifikohet në Kampionat Botëror pas penalltive ndaj Perusë

Australia kualifikohet në Kampionat Botëror pas penalltive ndaj Perusë

Zbulohet skuadra e 31-të që siguron pjesëmarrjen në Botërorin “Katar 2022”.

Është pikërisht Australia, që mposhti Perunë në play off pas goditjeve të 11-metërshave (5-4). Për 120 minuta loja (koha e rregullt plus dy shtesat nga 15 minuta) përfunduan me rrjeta të paprekura dhe për të përcaktuar fituesin e sfidës së luajtur në Katar skuadrat iu drejtuan goditjeve të penalltive.

Peruanët gabuan në serinë e tretë dhe të gjashtë të penalltive, ndërsa australianët dështuan vetëm në gjuajtjen e parë.

Në fund, Australia festoi falë suksesit 5-4.Skuadra e fundit që do të fitojë të drejtën të luajë në eventin më të madh të futbollit këtë vit do të përcaktohet këtë të martë në sfidën e fundit play off mes Kosta Rikës dhe Zelandës së re.

Related Articles