Austri: Largohet nga qeveria edhe ministri i Financave, Gernot Blümel

Austri: Largohet nga qeveria edhe ministri i Financave, Gernot Blümel

Tërheqja e Sebastian Kurz nga të gjitha funksionet politike, ka shkaktuar “tërmet” politik si në partinë ÖVP ashtu edhe në qeverinë aktuale të Austrisë.

Partia me e madhe austriake ÖVP është afër shpartallimit. Pas kryetarit të ÖVP-së, Sebastian Kurz dhe kancelarit federal Alexander Schallenberg, edhe ministri i financave dhe shefi i ÖVP-së në Vjenë, Gernot Blümel njoftoi për dorëheqjen e tij. Sipas gazetës “Kurier” (Botimi online) dorëheqja ka ardh  me vullnetin e tij të lirë. “Ishte nder për mua” citon Kurier”, kryetarin e ÖVP-së, për Vjenë, Gernot Blümel.

A do të qëndrojë ende kjo qeveri në Austri, apo do të shpartallohet koalicioni për shkak të kaosit në ÖVP?, kjo është pyetja që e shtrojnë thuajse gjitha mediat austriake.

Gazetarja e njohur austriake, Franciska Tschinderle permes një postimi ne faqen e saj në “Facebook”, ka ironizuar me ndërrimin e shpeshtë të kancelarëve gjatë vitëve të fundit në Austri.

“Së shpejti të gjithë do të njohin dikë që ka qenë kancelar në Austri”, ka thënë ajo./Gazeta “Enigma”/

Related Articles