Automjete të Njësisë Speciale shihen duke shkuar në drejtim të Mitrovicës

Automjete të Njësisë Speciale shihen duke shkuar në drejtim të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se veturat e Njësisë Speciale që janë parë sot duke lëvizur në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nuk ndërlidhen me ndonjë aksion, por që janë vetëm lëvizje të zakonshme.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi  i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, tha ai.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës është duke shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Enigma nga zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.

“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje dhe se në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles