Dhunohet një vajzë e mitur në Viti

Dyshohet se është dhunuar një vajzë e mitur në Viti.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me 24.03.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles