Automjeti godet një këmbësor në oborrin e QKUK-së

Automjeti godet një këmbësor në oborrin e QKUK-së

Një person është goditur nga një veturë këtë të premte rreth orës 21:30, dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Rastin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30, në oborrin e QKUK, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Enigma/

Related Articles