Shorti të hënën, tashmë është caktuar se kush do ta luajë ndeshjen e parë si vendas

Shorti të hënën, tashmë është caktuar se kush do ta luajë ndeshjen e parë si vendas

Shorti i fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve do të mbahet të hënën (13 dhjetor) në Nion të Zvicrës në orën 12:00. Tetë fitueset e grupeve do të jenë në Vazon 1 dhe 8 ekipet e renditura të dyta në Vazon 2.

Kokat e grupeve do ta luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Sfidat e vajtjes do të mbahen në datat 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9/15/16 mars. Të gjitha takimet do të luhen në orën 21:00. Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales do të mbahet të premten më 18 mars.

Në shortin e 1/8-ave do të mbahen të ndara skuadrat që vijnë nga i njëjti vend dhe që luajtën në të njëjtin grup. Për të mos u harruar këtë sezon është ndryshimi i rregullores: Nuk do të vlejë më avantazhi i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Shembull: Nëse një ekip humbet 3-1 në transfertë dhe fiton 2-0 në shtëpi, shkohet në shtesë dhe më pas penallti.

Finalja do të zhvillohet më 28 maj në ‘Gazprom Arena’ të Shën Pjetërburgut.

Related Articles