Edhe pse Rusia dhe Ukraina u pajtuan që sot të ketë armëpushim në qytetin e Mariupolit, në mënyrë që banorët të largohen nga vendi, një gjë e tillë siç duket nuk po ndodhë.
Autoritet ukrainase kanë ndalur evakuimin e civilëve, pasi që sipas tyre Rusia nuk i ka ndalur sulmet, shkruan CNN.
Nënkryetari i qytetit Mariupol pretendoi se rusët nuk po respektojnë armëpushimin duke bombarduar dhe duke përdorur artileri.
“Rusët po vazhdojnë të na bombardojnë dhe përdorin artileri. Është një çmenduri“, tha nënkryetari i Mariupolit, Serhiy Orlov.
Kurse, pak më parë, Iryna Vereshchuk, Ministrja ukrainase e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht, tha se forcat ruse po përdorin ndalimin e luftimeve për të cilat ishte rënë dakord për të çuar përpara trupat e tyre.
“Raporti ynë ushtarak tregon se në zonën e rrugës së deklaruar të korridorit të evakuimit trupat ruse po përdorin armëpushimin dhe po ecin përpara”, tha Vereshchuk.