Eintracht Frankfurt befasoi Barcelonën duke e mposhtur me rezultat 2-3 në ;’Camp Nou’ dhe duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Europës.
Në këtë ndeshje ishin të pranishëm rreth 80 mijë tifozë.
Por, ajo që habiti të gjithë ishte prania e madhe e tifozë të Frankfurtit në ‘Camp Nu’.
Plotë 30 mijë e 648 tifozë ishin prezent në ‘Camp Nou’, ani pse Barca ia kishte ndarë zyrtarisht vetëm 5 mijë bileta tifozëve gjerman.
Autoritetet spanjolle raportojnë se gjermanët kanë gjetur mënyra alternative për t’u pajisur me bileta, përpos 5 mijë biletave që kishin në mënyrë zyrtare.
Gjermanët kanë blerë bileta në tregun e zi nga tifozët spanjollë që ishin në gjendje të siguronin lehtësisht një të tillë deklarojnë zyrtarë katalanas./GAZETA ENIGMA/