Autostradat e Kosovës, pa pika karburanti, pa pushimore dhe pa sinjalistikë

Autostradat e Kosovës, pa pika karburanti, pa pushimore dhe pa sinjalistikë

vjet pasi Kosova ka përuruar megaprojektin e autostradës, që lidh Kosovën me Shqipërinë, e që buxhetit të vendit i ka kushtuar gati 1 miliard euro, Rruga e Kombit ende nuk konsiderohet e përfunduar.

Planifikimet dhe ato që u panë në projekt nuk u jetësuan kurrë.

Hapësirat e destinuara për pushim të shoferëve kanë mbetur të thata, raporton Kiks Kosova.

Planifikimi dhe ideja ishte që aty të ndërtoheshin pika karburanti, restorante dhe tualete, të tilla siç janë në secilën autostradë në botë, por në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ thjesht nuk ekzistojnë.

Rregulloret e autoudhëve përcaktojnë dhe e shohin shumë të nevojshëm rregullimin e pushimoreve në këto hapësira, pasi që autostradat janë rrugë të tipit të mbyllur dhe nuk mund të ndalosh kudo të kryesh këto nevoja njerëzore dhe furnizim të automjeteve me karburant.

Madje një gjë e tillë ishte premtuar dhe projektuar që në nisje të tyre. Vite më parë u dha edhe një premtim se pikat e karburantit do të jetësoheshin në fundin e vitit 2017.

Por premtimet mbeten në letër, derisa pushteti aktual as që është përgjigjur në pyetjet e Kiksit nëse ka një plan të jetësojë pjesën e papërmbushur të autostradave “Ibrahim Rugova” e “Arbën Xhaferi”.

Nol Dedaj është profesor i komunikacionit në Fakultetin e Telekomunikacionit dhe sipas tij, mospasja e pikave të karburantit në autostrada është e rrezikshme, pasi një harresë e vogël e mbushjes së automjetit mund të shkaktojë një problem të madh, kur kihet parasysh fakti se pikën më të afërt që mund të kesh për furnizim është dhjetëra kilometra larg.

Related Articles