Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar veprimtarin Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij. Hoti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Agani ka lënë gjurmë në historinë e organizmit të shqiptarëve për liri, shkruan Gazeta Enigma.
“Sot kujtojmë Akademik Fehmi Aganin, profesorin, filozofin dhe veprimtarin politik të jashtëzakonshëm, i cili me filozofinë unike të veprimit politik ka lënë gjurmë në historinë e organizimit të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar ai.
Hoti shtoi se Fehmi Agani mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual.
“Akademik Agani, duke qenë gjithmonë në krah të Presidentit Rugova dhe besnik ndaj tij dhe kauzës së përbashkët për shtetin e Kosovës të lirë dhe demokratik e të integruar në strukturat euro-atlantike, mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual”, ka thënë Hoti.
Fehmi Agani u vra më 6 maj të vitit 1999 nga forcat pushtuese serbe./Gazeta Enigma/