Avokati Halimi: Ka pasur prova se Ivanoviqi ka qenë i përfshirë në krime 

Avokati Halimi: Ka pasur prova se Ivanoviqi ka qenë i përfshirë në krime 

Avokati Mahmut Halimi ka thënë se ka pasur prova të mjaftueshme që kanë dëshmuar se politikani serb Oliver Ivanoviq ka qenë pjesëmarrës në krime.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Halimi ka theksuar se Ivanoviqi ka qenë i përfshirë direkt në krime të cilat janë kryer në regjionin e Mitrovicës.

“Ka qenë prokurori Harman i cili nuk ka lënë gur pa rrotulluar për ta përmbyllur atë rast dhe nuk ka lejuar që të publikohet ose të ndërmerren veprime të tjera”.

“Në vazhdimin e krejt këtyre rrethanave, më nuk dihet se çfarë ka ndodhur me lëndën”.

Tutje, avokati ka shtuar se gjithmonë flet në bazë të provave të cilat kanë ekzistuar atë kohë dhe në bazë të dëgjimit të dëshmitarëve.

“Ka pasur prova të mjaftueshme të cilat përtej çdo dyshimi kanë vërtetuar faktin që i njëjti ka qenë pjesëmarrës direkt në krime të cilat janë kryer në regjionin e Mitrovicës – në veçanti në rastin e rrugës së ‘Kovaçëve’”.

Related Articles