Avokati i Nasim Haradinajt me COVID-19, shtyhet procesi gjyqësor në Hagë

Avokati i Nasim Haradinajt me COVID-19, shtyhet procesi gjyqësor në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka filluar procesi gjyqësor ndaj Hysi Gucatit dhe Nasim Haradinajt, raporton Gazeta “Enigma”.

Mirëpo me të filluar kjo seancë, avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman duke marrë pjesë përmes video-lidhjes njoftoi trupin gjykues se ai kishte rezultuar pozitiv për Covid-19, dhe se gjendja e tij sa po vjen e po rëndohet, raporton arbresh.info

“Unë po ju ndjek në distancë sepse jam testuar pozitiv me Covid-19 dhe kam simptoma kogja të rënda, kam problem me frymëmarrje, ethe, mungesë energjie etj”, tha Cadman.

Ai bërë të ditur se si pasojë e kësaj e ka pasur të pamundur komunikimin me z.Haradinaj andaj edhe ka kërkuar që formalisht të shtyhen procedurat aktuale.

“Unë dua që formalisht të shtyhen procedurat aktuale derisa te kem mundësi me z Haardinaj”.

Ai njoftoi edhe për pjesën tjetër të ekipit sa i përket infektimit me koronavirus, dhe se në të mirë të të gjithëve të shtyhen këto procedura dhe ky i fundit të mund të komunikojë me klientin e tij.

“Edhe ai (Haradinaj) është në karantinë, situata agravohet pasi që Buckley, vajza e tij ka testuar pozitiv me Covid, bashkëshortja e tij ka simptoma, ka mundësi edhe edhe z Buckley të shfaq simpotoma. Kjo në vetvete tregon kogja vështirësi tek ne, kemi anëtar te tjerë të ekipit nga hoteli po ndjekin seancën. Mendoj që është inters për të gjithë të mos sjellim rrezik në gjykatë”, tha Cadman.

“Së pari z Haradinaj nuk është i pranishëm ka qenë ë pamundur të kontaktoj me Haradinaj, as përkthyesi nuk mund të jetë në salle për shkak të pritjes se rezultatit dhe njëri prej tyre është bërë pjesë e ekipit në tetor, dhe do të ishte e padrejtë sikur barrën ta mbante ai.

Kam mundësi që seancën private ta ndjek vetëm mbas transkrpitit edhe kjo përbën problem në vetvete

Së dyti ndërkohë që unë jam avokati, jam vetëm përgjegjës sa i përket procesit gjyqësor, duke filluar nga sot është e pamundur të mbroj Hardinajn’, tha ndër të tjera Cadman.

Propozimin e tij nuk e kundërshtoi as prokuroja Bolici dhe as avokati i Gucatin Jonathan Rees.

Ndërsa kryetari i trupit gjykues, njoftoi se do të shkojnë në një orë pauze për t’u rikthyer në orën 11:00.

Për çka akuzohen krerët e UÇK-së?

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta Enigma.

Related Articles