Xhevdet Smakiqi, përfaqësuesi ligjor i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), ka thënë se kontrata kolektive e lidhur mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit vitin e kaluar mbetet ende në fuqi.
Sipas interpretimit të Smakiqit, Ministria e Arsimit ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.
“Kontrata Kolektive e Arsimit në Kosovë mbetët në FUQI, pasiqë nuk ekziston baza ligjore as kontraktuale e palëve, pra as e MASHT-it e as SBASHK-ut për shkëputje te njënashme”, ka thënë Smakiqi.
Ministria e Arsimit ia ka shkëputur Kontratën kolektive Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) të 21 janarit 2021.
MASHT e ka arsyetuar këtë vendim me arsyetimin se marrëveshja është nënshkruar nga një Qeveri jolegjitime, ngase e njëjta ishte nënshkruar nga Qeveria Hoti.
Postimi i tij i plotë:
Kontrata Kolektive ndërmjet SBASHK-ut dhe MASHT-it me numra 01/13 -105 e datës 22.01.2021 mbetët në fuqi!
Ministrja e MASHT-it, qe e ka shkel Kushtetuten e Kosovës, qe u ka shantazhuar mësimdhënësit, paska zhgallvitë një shkresë te datës 21.11.2022 kinse e ka shkëputur Kontraten Kolektive me SBASHK-un.
Pra kjo Ministre paska folur vet me veti, pasiqë as nuk dinë as nuk vet, as kurrë një suksese nuk e ka në poziten qe e ka marrur.
Kontrata Kolektive e Arsimit në Kosovë mbetët në FUQI, pasiqë nuk ekziston baza ligjore as kontraktuale e palëve, pra as e MASHT-it e as SBASHK-ut për shkëputje te njënashme.
Pra mënyra e zgjidhjes se kontesteve përcaktohet me nenin 37, nenin 38, nenin 39,nenin, nenin, 41, nenin 42, nenin 43 dhe nenin 44.
Prandaj sistemi i te drejtave thememore te punës në intepretimet e fundit i takon te drejtes jus cogens/ te drejtes obligative, pra nuk është në vullnetin absolut te palëve te hyjnë e te dalin nga Kontrata Kolektive sipas qefit.
Njoftimi i MASHT është i pavlefshëm juridiksisht, në kundershtim me nenin 37, nenin 38 nenin 39 ne arsyetim, është jo relevant dhe qeshark.
Neni 38 i Kontrates Kolektive te Arsimit ne Kosove ne fuqi i detyron punëdhënsit dhe punëtoret e arsimit qe te shmangin çdo veprim i cili ndikon ne pamundesimin e zbatimit te kësaj kontrate.
Prandaj SBASHK-u nuk duhet ta ndërrmarr hapat ligjor sipas neneve te lartëckura në Kontraten Kolektive qe mbetët ne fuqi.