Avokati Keohe: Kur Thaçi ishte në Rambuje nuk kishte kontroll mbi UÇK-në

Avokati Keohe: Kur Thaçi ishte në Rambuje nuk kishte kontroll mbi UÇK-në

Sot po vazhdon seanca gjyqësore e  Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka thënë që kur Thaçi merrte pjesë në negociatat e Rambujesë, nuk kishte kontroll mbi UÇK-në.

“Konferenca e Rambujesë në shkurt të vitit 1999. Thaçi ishte përzgjedhur si udhëheqës i delegacionit shqiptar, por e vërteta është që Thaçi i cili asokohe jetonte në Zvicër, nuk kishte kontroll mbi UÇK-në. Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë, pa pëlqimin e komandantëve të zonave të cilin kishin aq shumë pushtet, sa që e shkarkuan komandantin e përgjithshëm Azem Sylën, ndërkohë që Thaçi ndodhej në Rambuje. Jo vetëm Hashim Thaçi ndodhej në Rambuje, por edhe Azem Syla ndodhej aty. Pra për të dhënë kontekstin, Hashim Thaçi ndodhet në Rambuje dhe Azem Syla dhe anëtarët e tjerë të UÇK-së përfshirë Krasniqin. Asokohe, Azem Syla ishte Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së dhe pa i marrë mendim Hashim Thaçit dhe askujt tjetër që ishte pjesë e delegacionit të UÇK-së, Azem Syla u shkarkua si komandant dhe u zëvendësua nga Sylejman Selimi. Kjo na qenka struktura  komanduese oqë paska pushtet efektiv komandues dhe kontrollues në qendrat e ndalimi që i përshkroi ZPS-ja sot”, ka thënë ai.

Related Articles