Avokati Arianit Koci, ka bërë të ditur se në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, ai është i gatshëm të shkojë në Beograd e t’ua koordinoj mbrojtjen.
Koci tha se s’mund të lihen policët e Kosovës vetëm në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare.
“Në anën tjetër, dikush duhet t’i vizitoj në qendrën e ndalimit/paraburgimit, kudo që janë”, tha Koci.