Avokatja mbron Thaçin dhe sfidon pretendimet e ZPS-së

Avokatja mbron Thaçin dhe sfidon pretendimet e ZPS-së

Në seancën e së martës, Prokuroria e Hagës pretendoi se Hashim Thaçi ka qenë në gjendje t’i gënjente ndërkombëtarët.

Rreth kësaj, në gjyqin e sotëm, avokatja e ish-presidentit, Nina Tavakoli tha: “Si është e mundur që klienti ynë 29-vjeçar në atë kohë, t’i ketë gënjyer të gjithë ata?”.

Ajo vazhdoi duke përmendur pretendimet e ZPS-së se Thaçi kishte një kontribut domethënës sa i takon NPK-së, për të cilat e njëjta theksoi se janë të pabaza.

“Si është e mundur që klienti ynë 29 vjeçar në atë kohë, t’i ketë gënjyer të gjithë ata. Qeveria e përkohshme nuk mund ta drejtonte një vend që nuk ekzistonte, me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, sikurse e dimë, pra kjo rezolutë ka vendosur të ardhmen e Kosovës nën UNMIK-un”.

“Sipas ZPS-së, Thaçi ka bërë një kontribut domethënës sa i takon NPK-së, së pari duke u bërë kryeministër, së dyti duke bërë emërime politike dhe duke miratuar ligje, dhe së treti duke kontestuar autoritetin e UNMIK-ut, duke vendosur epërsinë e qeverisë së përkohshme të Kosovës. Dhe së fundmi duke qenë i informuar për krimet e kryera, por duke mos i ndëshkuar ato”.

Avokatja po ashtu foli për rolin e Thaçit si kryeministër, duke thënë se ai nuk mund të nënshkruante asnjë marrëveshje, pra që në realitet nënkuptonte se pozicioni i tij ishte një titull për një shtet që nuk ekzistonte.

“Thaçi ka mbajtur pozicionin e kryeministrit, por çfarë kompetenca reale kishte ai, në një situatë kur komuniteti ndërkombëtar as nuk e njihte fare një pozicion të tillë, ai nuk mund të dërgonte asnjë letër drejt UNMIK-ut, sepse këto letra i kanë kthyer mbi bazën e një politike zyrtare. Ai nuk mund të nënshkruante asnjë angazhim për kosovarët në rolin e tij si kryeministër, ai nuk mund të nënshkruante marrëveshjen për demitalirizimin e UÇK-së duke e përdorur titullin e kryeministrit. Në realitet ky nuk ishte një titull për një shtet që nuk ekzistonte”.

“ZPS pretendon se në rolin e vet si kryeministër, Thaçi ka miratuar legjislacione të cilat ishin domethënëse për qëllime të përbashkëta kriminale, por ZPS nuk ka vërtetuar që ai personalisht ka nxjerr ligje dhe dekrete të qeverisë së përkohshme. Asnjë prej dekreteve apo dokumenteve të qeverisë së përkohshme nuk është nënshkruar nga Thaçi. Asnjë prej raporteve nga organizatat ndërkombëtare që lidhen me qeverinë e përkohshme dhe që kanë të bëjnë me vendosjen e taksave nuk e përmendin Thaçin dhe nuk kanë asnjë përfshirje të tij. Dhe në qoftë se prokuroria do të ishte bindur që Thaçi do të kishte miratuar legjislacion, ku do të dalë prokuroria me këtë? Sepse nuk ka asnjë provë që ky legjislacion ka hyrë në fuqi”.

“Gjykata ka dëgjuar dëshmi të dëshmitarëve të besueshëm, që kanë thënë se qeveria e përkohshme asnjëherë nuk ka qenë profesionale, pra ato mbeten aspirata, fare reale. Mbështetemi me të njëjtën bazë provash që emërimet e përfshira, janë të pabazuara. Në çdo rast, pavarësisht konstatimit që do të bëni ju, sa i takon emërimeve të Thaçit, prokuroria nuk ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm, pra nuk ka dëshmuar që ka pasur urdhra të dhëna nga Thaçi për persona të emëruar. Pretendimi i ZPS-së që Thaçi ka emëruar kryetarë komunash, është po ashtu i pabazuar”, deklaroi avokatja.

Related Articles