Azemi i AAK-së: Zgjedhjet lokale shans i mirë për ta ndal të keqen

Azemi i AAK-së: Zgjedhjet lokale shans i mirë për ta ndal të keqen

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Azemi, ka thënë se zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti do të jenë një shans i mirë me e ndëshkua të keqen dhe për t’i treguar secilit që numrat në Kuvend nuk nënkuptojnë se mund të sillesh sipas tekeve dhe interesave personale dhe grupore, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se Vetëvendosje ka dështuar në komunat në të cilat qeverisë.
“Dështimi i kësaj qeverie ka qenë i pritshëm, por dorën në zemër, jo kaq shpejtë dhe kaq keq. Me deklarata skandaloze kundër vlerave tona të përbashkëta, me ndryshimin e qëndrimeve dhe shkeljen e parimeve e premtimeve, me punësime familjare e korrupsion, këta njerëz na bëjnë të qartë se nuk janë për të mirën e Kosovës dhe as të qytetarëve të saj”, ka shkruar Azemi.

Postimi i plotë:

Dështimi i kësaj qeverie ka qenë i pritshëm, por dorën në zemër, jo kaq shpejtë dhe kaq keq. Me deklarata skandaloze kundër vlerave tona të përbashkëta, me ndryshimin e qëndrimeve dhe shkeljen e parimeve e premtimeve, me punësime familjare e korrupsion, këta njerëz na bëjnë të qartë se nuk janë për të mirën e Kosovës dhe as të qytetarëve të saj.

Dështim në Prishtinë, skandale në Prizren dhe një shembull i keq në Mitrovicë, e bëjnë Vetëvendosjen subjekt politik krerët e së cilës pushtetin e shohin si urë lidhëse përmes së cilës pasurohen dhe rehatojnë familjarë. Të kuptohemi, ne nuk kritikojmë punësimin e aktivistëve që e sollën VV-në në pushtet, por si ndodhi që më profesionistët që punësohen, të jenë pikërisht familjarët e klasës sunduese të VV-së.
Zgjedhjet lokale të tetorit janë një shans i mirë për ta ndëshkuar të keqen, janë shans që na mundëson t’i tregojmë secilit që numrat në Kuvend dhe pushteti një partiak, nuk nënkuptojnë se mund të veprosh e sillesh sipas tekeve dhe interesave të ngushta individuale e grupore.
Kjo situatë nuk i bënë nder as pozitës, as opozitës, sepse po dëmtohet Kosova, po dëmtohen komunat, e mbi gjitha qytetari dhe mirëqenia e tij.
Nuk është punë inati, është çështje që duhet të na preokupojë të gjithëve, pa dallime politike./Gazeta Enigma/

Related Articles