Kompania shtetërore e naftës e Azerbajxhanit, SOCAR, ka konfirmuar për BBC-në se do t’i furnizojë shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulancës të Ukrainës me derivate nafte falas për tërë kohën sa do të zgjasë konflikti.
Ky njoftim vjen pas një telefonate midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Aliyev gjithashtu u zotua t’i sigurojë Ukrainës dërgesa të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.