Një person është arrestuar para dy ditësh në Pejë, pasi e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, shkruan Gazeta Express.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq viktima pas këtij rasti ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Pejë 08.09.2023 – 15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga babai. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.