Një burrë ka raportuar në polici se djali i tij në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë të shtunën më 3 qershor.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas policisë ai është recidivist i dhunës në familje.