Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.
Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur në Gllogoc, dje rreth orës 11:00.
“Gllogoc 29.12.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta “Enigma”/