Hajdar Ademaj, babai i 30-vjeçares Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku e bija mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë.
Ademaj ka rrëfyer edhe fjalët e fundit që i foli me vajzën e tij, para se të ndodhte ngjarja makabër që tronditi gjithë vendin.
Babai i Liridonës tha se vajza e tij është kthyer për të jetuar në Kosovë, pasi Naim Murseli kishte blerë shtëpi.
“Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Më tha spo di qa me ba. i thashe çfarë te thotë burri duhet. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne’, ka thënë ai.
Tutje, babi i 30-vjeçares tregoi se si vajza e tij së bashku me Naim Murselin ishin nisur për të ngrën darkë në Graçanicë.
“At ditën e mram, ka thënë babë po shkoj. I thash ku, tha tek shpija babë. Jo babë po shkoj tha. U shku. Kur ka mbërri ai në Prishtinë atje e ka thirr burrin e vet i ka thënë ku je thotë erdha në Gjakovë për me ju bë befasi fëmijëve që jom ardh me ju marr. Sonte babë tha a e din se ku jena tu dasht me shku, tha jemi ka dojmë me shku në Graçanicë me hangër bukë. Thashë u ba e të fala Naimit. Kur u bë 20:15 minuta kam ndi që u vra qika.” ka thënë tutje ai.