Babë e bir janë arrestuar në Rahovec, nën dyshimin se janë përleshur mes vete.
Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar babë dhe birë, të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes tyre. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka deklaruar Policia.