Baerbock do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Bosnjën brenda dy javësh

Baerbock do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Bosnjën brenda dy javësh

Kryediplomatja gjermane, Analena Baerbock pritet qe ta vizitojë Serbinë për të vazhduar më pas në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta serbe “Nova.rs”, derisa burimet e kësaj gazete thonë se temat që Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock do t’i trajtojë me zyrtarët serbë, është Kosova dhe dialogu Kosovë-Serbi, si dhe situata politike në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Siç mësojmë, Gjermania do të jetë e interesuar të dëgjojë edhe për pozicionin e Serbisë mbi krizën e Ukrainës, por githashtu do të diskutojnë për zgjedhjet e ardhshme serbe”, shkruan gazeta serbe.

Ndryshe, Analena Baerbock, që kur ka marrë detyrën e saj në qeverinë e re të Kancelarit Olaf Schoolz, ende nuk e ka vizituar Ballkanin Perëndimor në kapacitetin e saj të ri zyrtar.

Related Articles