Bahri Shala lirohet nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës

Bahri Shala lirohet nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës

Bahri Shala është liruar nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur së është bartur në një tjetër drejtori brenda PK-së, atë Teknike të Kriminalistikës.

“Është e vërtetë, sot në orar të punës jam njoftuar”, ka thënë ai për Express.

Ai ka shtuar se pozita në të cilën është emëruar, është paralele brenda Policisë së Kosovës.

“Sipas gradave është njëjtë vetëm në tjetër drejtori, Teknika e Kriminalistikës”, ka shtuar Shala.

Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se kush e ka zëvendësuar Shalën në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Antidrogës.

Related Articles