Bahtiri me qytetarë i presin Njësinë Speciale të policisë në Mitrovicë gjatë kthimit nga veriu

Bahtiri me qytetarë i presin  Njësinë Speciale të policisë në Mitrovicë gjatë kthimit nga veriu

Qytetarët e Mitrovicës kanë dalë të shumtë në numër për të përshëndetur Njësinë Speciale pas kthimit nga pikat kufitare në Jarnjë dhe Bërnjak.

E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.

Bahtiri ka falenderuar Policinë e Kosovës për shërbimin në mbrojtje të pikave doganore në Jarinjë e Bërnjakë, duke thënë se të gjithë ndjehemi krenar me Policinë e Kosovës.

Postimi i Agim Bahtirit:

Faleminderit për shërbimin tuaj që e keni nxjerrë faqebardhë gjithmonë Republikë e Kosovës! Jemi krenarë që ju kemi! Ne jetojmë të qetë e të sigurtë falë jush! AB

Related Articles