Bajram Qerkini: T’iu tregojmë të gjithë atyre që s’po marrin vesh, që liria me të vërtetë e ka një emër

Bajram Qerkini: T’iu tregojmë të gjithë atyre që s’po marrin vesh, që liria me të vërtetë e ka një emër

Përfaqësuesi i familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, ka folur para qytetarëve në “Marshin për Drejtësi”.

Ai u ka thënë të gjithëve se e kanë bërë edhe më të bukur Prishtinën, për t’iu treguar të gjithëve, siç u shpreh ai, se liria më të vërtetë e ka një emër.

“Të gjithë të bukur, e keni bërë edhe më të bukur Prishtinën, për të iu treguar të gjithë atyre që nuk po marrin vesh se liria më të vërtetë e ka një emër. Unë kam thënë edhe njëherë dhe sërish po them, në Hagë mshelet krenaria jonë, për t’i shpëtuar fëmijët, për të na shpëtuar moralin, për të na shpëtuar këtë liri që ne e gëzojmë, është mëkati më i madh në botë, le të marrin vesh që shqiptari nuk do ta harrojë. Pasi qenkan ata krenaria jonë, le të lusin Allahun të na ndihmojë që ata të dalin para drejtësie dhe të kthehen, si janë kthyer të tjerët”, është shprehur ai.

Related Articles