Bajrami: Goli më i bukur në karrierë

Bajrami: Goli më i bukur në karrierë

Nedim Bajrami ka shënuar supergol për barazimin 1:1 të Shqipërisë me Çekinë.

“Goli më i bukur në karrierën time dhe jam i lumtur që i ndihmova skuadrës. Duhet të vazhdojmë kështu, kemi ndeshjen të dielën dhe duhet të lëmë shpirtin në fushë. Kemi shumë kualitet, por duhet të shfrytëzojmë rastet që kemi. Tani duhet të përmirësojmë atë që kemi bërë keq”, ka thënë ai pas takimit.

“Duhet të vazhdojmë, të përmirësojmë atë që nuk kemi bërë shumë mirë. Të dielën duhet t’i shfrytëzojmë rastet sa më shpejt. Jam i lumtur, skuadra ka luajtur shumë mirë. Unë jam i lumtur me pozitën pas sulmuesit kryesor”, ka thënë Bajrami.

Ai ka festuar me babanë pas golit.

“Kam shumë vetëbesim me Sylvinhon dhe duhet të vazhdoj kështu që ta ndihmojë skuadrën. Festova golin me babanë dhe i thash se e dua shumë. Shpresoj të shënoi edhe ndaj Polonisë”, ka thënë tutje ai.

Related Articles