Sylvinho falënderon tifozët shqiptarë

Sylvinho falënderon tifozët shqiptarë

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka falënderuar tifozët shqiptarë që ishin në Pragë. Shqipëria kishte përkrahje të madhe nga tribunat në barazimin 1:1 me Çekinë.

“I falenderoj tifozët shqiptarë që ishin në numër të madh në Çeki. Jam i kënaqur me rezultatin dhe me paraqitjen e skuadrës. Ne kemi 23-24 lojtarë që japin shpirtin në fushë dhe kjo ka shumë rëndësi. Barazimi ishte fryt i gjithë lojtarëve, edhe atyre që luajtën edhe atyre në stol”, ka thënë Sylvinho.

“Sulmuesit po bëjnë shumë mirë, por edhe Bajrami është lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Kam thënë se duhet të kemi durim dhe se goli do të vijë”, ka shtuar tekniku brazilian.

Ai nuk është pajtuar që Kombëtarja kishte rënie në pjesën e dytë.

“Përballë kishim Çekinë, lideren e grupit dhe ekip i fortë fizikisht. Patëm 10-15 minuta në pjesën e dytë që kishim vështirësi, por në aspektin taktik edhe kur kemi qenë të tërhequr jemi paraqitur mirë”, ka shtuar Sylvinho.

Related Articles