Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanollit, duke e pyetur se sa do kushtojë më vonë energjia për një megavat, nëse sot kushton 64 euro.
“Sot 64 euro, nesër 99 euro, sa do të jetë pasnesër energjia që në treg të rregullur kushton vetëm 29.6 Euro?”, pyeti Bajrami përmes një shkrimi në Facebook.
“Kur kanë shku Artanja e disa të tjerë në LVV, disa kanë mendu që kanë me ndryshu Albinin, por që vjen dita e krejt bëhen si Albini pak kush e ka pritë”, u shpreh tutje Bajrami.
Lexojeni më poshtë postimin e saj të plotë:
“Kqyrne postimin e saj para disa minutave dhe manipuilin për të cilin Artanja është trajnu që katër vjet në LVV.
Paska thanë KEK-u sot po e blen rrymën 64.55 Euro një MWh përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX, por nuk po e shpjegon se këtij çmimi dersia të arrij te 1300 ndërmarrjet e përjashtuara i shtohet
– plus kosto e transmisionit apo fitim i KOSTT-it,
– plus kosto apo fitimi i distribucionit KEDS,
– plus kosto apo fitimi i KECOs(se faturimin dhe inkasimin e bën KESCO se s’ka qysh e bën KEK-u),
– plus fitimi për KEK-un se tash drejtorit të ri duhet me ja garantu përformancën.
Pra, çmimi 64.55 euro për MWh nuk është çmimi final i energjisë, por është vetëm ajo që deri dje ka kushtuar 29.6 euro.
Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh.
Sa do të jetë pasnesër?
Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditëve, mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh.
Hetim!”