Futbollisti i Barcelonës, Alejandro Balde nuk do të jetë i gatshëm të luaj në finalen e Copa Del Rey, kundër Real Madridit.
Balde pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit të La Ligas ndaj Leganesit, derisa mungoi në ndeshjen e Champions League, kundër Borusia Dortmundit,
Sipas asaj që raporton ”AS”, mbrojtësi spanjoll do të humbas edhe ndeshjen finale të Copa Del Rey ndaj Real Madridit, e cila zhvillohet me 26 maj.
21-vjeçari po punon për t’u rikuperuar nga një dëmtim i kofshës, duke synuar të luajë në gjysmëfinalen e Champions League kundër Interit më 30 prill.
Disponueshmëria e tij varet nga gjendja e tij dhe rreziku i rikthimit, nëse nuk është gati për ndeshjen e parë, fokusi do të jetë në gatishmërinë e tij për ndeshjen e kthimit në Milano.