Klubi i Ballkanit dhe trajneri Bekim Isufi i kanë ndarë rrugët.
Ka qenë klubi që e ka konfirmuar lajmin në faqen e tyre zyrtare.
“Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi”.
“Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”.
“Gjatë ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik”, thuhet në njoftim.
Ballkani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e tretë me 33 pikë./Gazeta Enigma/