Dy skuadrat kosovare luajnë sonte ndeshjet e para të rrethit të tretë të UECL-së

Dy skuadrat kosovare luajnë sonte ndeshjet e para të rrethit të tretë të UECL-së

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sot me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e rrethit të tretë të UEFA Conference League kundër kampionëve të Irlandës së Veriut.

Kjo njëherit është edhe ndeshja e parë zyrtare në këtë stadium, pas një kohe të gjatë pasi në të ishin zhvilluar punime në ndërrimit e barit të fushës.

Kampionët e Kosovës, që nga pjesmarrja e parë në kualifikimet e këtij kompeticioni, asnjëherë nuk janë eliminuar, duke shkuar dy herë në fazën e grupeve, synim të cilin e kanë edhe tani.

Kundërshtari i sotëm i skuadrës së Ilir Dajës, nuk është emër i panjohur.

Ballkani dhe Larne, janë takuar edhe vitin e kaluar, ku Ballkani triumfonte në të dyja ndeshjet, 3:0 në Prishtinë dhe 4:1 në Belfast.

Ndërkohë, Drita në rrethin e tretë të kësaj gare do të ketë punë me KF Audan e Letonisë.

Duelin e parë klubi gjilanas e zhvillon në udhëtim sot me fillim nga ora 17:00, për ta pritur më pas në ndeshjen kthyese në Prishtinë një javë më vonë.

Skuadra kosovare në rast kualifikimi në këtë raund, do të kualifikohej në “play-off”, ku do të përballej me fituesin e duelit Brondby-Legia Varshava.

Related Articles